Shqipëria e viteve ?90, që sapo kishte shpërthyer koracën e izolimit komunist përbënte një kuriozitet për të huajt, dhe sidomos për gazetarët dhe fotografët.
Një vend që sapo kishte shembur komunizmin, me një shtet të çorganizuar, me një kulturë të shkëputur dhe të izoluar nga bota prej 50 vitesh, do të ishte as më shumë e as më pak kështu si në këtë ekspozitë fotografike, të titulluar ?Kthim në kohë - Shqipëria e viteve ?90?.
Kjo ekspozitë ka për autor fotografin austriak Robert Pichler, i cili ka arritur ta njoh, por edhe ta dojë Shqipërinë, dhe veten e quan një mik të këtij vendi.
?Isha mysafir nga vitet ?90 ku kam qënë në Malësinë e Vogël me miqtë. Ata tashmë kanë ardhur këtu për të parë ekspozitën.Dua të theksoj dy aspekte për ardhjen time në Shqipëri ,një aspekt personal që është i lidhur me mua si fotograf dhe si historian që kam ardhur këtu për herë të dytë në vitin 92. Në 989 kam ardhur për herë të parë. Por në 1992 kam ardhur për 6 muaj dhe në këtë kohë kam nisur punën time këtu?shprehet fotografi.