Vera më e nxehtë në gjysmë shekull - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria po përjeton vëren me te nxehte te viteve te fundit. Specialistet e Institutit te Gjeoshkencave tregojnë se këtë vit temperatura mesatare është rritur me dy grade celsius. Kuçova është qyteti me i nxehte ku termometri ne hije ka shënuar 41 grade celsius. Ndërsa ne diell temperaturat brenda ne qytete, si: Tirana, Elbasani, Gjirokastra i kane kaluar këto vlera. Specialitete thonë se jemi ne valën e trete te te nxehtit te madh, ndërsa ende nuk kemi kapur rekordin e 1973 ku temperaturat kane qene mjaft te larta.Pas kësaj vale te nxehti, temperaturat pritet te pësojnë nje ulje prej 6 gradesh. E shtuna dhe e diela do te jene ditet me te freskëta, per shkak se një pjese e territorit do te përfshihet nga shirat lokale dhe te rrëmbyeshëm.15 ditshi i dyte i korrikut nis me temperatura 32 grade, por qe brenda pak ditësh do te kete rritje te ndjeshme duke regjistruar nje tjetër vale te nxehti. Ky vit do te mbahet mend per vlerat ekstreme te temperaturave, si per dimrin me te ftohte, ashtu dhe per vapën përvëluese qe po kalojmë.

Free Traffic Exchange