Edi Rama mohon ekzistencën e një projekti të rikrijimit të Jugosllavisë, tezë e hedhur nga mediat gjermane gjatë samitit të Triestes. Për kryeministrin shqiptar ka vetëm një projekt dhe ai është rrugëtimi drejt Bashkimit Evropian.
Për të bërë bilancin e përfaqësimit dhe përfitimit të Shqipërisë nga Samiti i Triestes, Rama mori përkrah në konferencën për shtyp drejtoreshën e planifikimit strategjik, Majlinda Dhuka.
Më tej, kryeministri shtoi se Shqipëria do të përfitojë dhe nga projekte të tjera që janë në proces bashkëpunimi rajonal.