Punëtori humb jetën në pusetë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-14 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër ka gjetur vdekjen, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë orarit të punës, ndërsa po pastronin një pusetë të ujërave të zeza.Viktima është Kleotos Çeliku 35 vjeç. Sipas policisë AI ka hyrë brenda pusetës rreth 5 metër e thellë, por në vetëm pak minuta ka humbur jetën nga asfiksia. Nga hetimet paraprake rezulton se shkak i vdekjes ka qenë mungesa e oksigjenit, për shkak të gazit të çliruar nga plehrat brenda tubacionit.Në ndihmë të tij ka hyrë edhe Gjon Gjoni 58 vjeç po ashtu punonjës i ujësjellësit. Ky i fundit është arritur që të nxirret nga puseta me shpejtësi dhe është dërguar në spital ku gjendet jashtë rrezikut për jetën.Ndërsa Maliq Selja, edhe pse i ndodhur jashtë pusetës ka shfaqur probleme shëndetësore për shkak të gazrave të çliruara nga puseta. Burime nga ndërmarrja Ujësjellës- Kanalizime bëjnë me dije se punonjësit kanë qenë të siguruar dhe të trajnuar nga sigurimi teknik dhe ishin të specializuar për kryerjen e një pune të tillë.