Hotel “Dajtit”, Banka e Shqipërisë nuk ka publikuar ende fituesin - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka kaluar një muaj nga koha kur Banka e Shqipërisë dha disa sqarime lidhur me procedurën e tenderit, për rikonstruksionin e ish-hotel Dajtit. Ajo premtoi se së shpejti do të publikonte edhe fituesin.Por ende sot, një muaj më pas, ky institucion nuk ka bërë të ditur emrin e kompanisë. Banka e justifikoi mbajtjen sekret te fituesit me ligjin për të drejtën e informimit publik. Por ky ligj, nuk bën fjalë në mënyrë eksplicite për kufizime të tilla.Por koha e kaluar nga tenderi është shumë më e gjatë se një muaj. Vetë banka në njoftimin e saj sqaroi se pas publikimit të njoftimit për shprehje interesi në një media ndërkombëtare, u interesuan për të marrë pjesë në garë 10 kompani. Kjo ndodhi pas muajit tetor 2016.Sot, kanë kaluar rreth 9 muaj dhe ende publiku nuk ka mësuar jo vetëm mënyrën se si u zhvillua gara dhe emrin e fituesit, por edhe nëse procedura e lidhjes së kontratës është drejt mbylljes apo do të vijojë për një kohë të gjatë.Fjala është për një tender i cili sot ka vlerën e 15.8 milionë eurove. Në fakt, kjo shumë arriti në këtë nivel pas rishikimit që iu bë vlerës së mëparshme, 18 milionë euro.Ndërtesa e ish-hotel Dajtit u ble nga Banka Qendrore nga ish-qeveria Berisha, për 30 milionë euro 7 vjet më parë dhe që nga ajo kohë, ajo u la në degradim, çka ka ndikuar edhe në kostot aktuale të rikonstruksionit të pritshëm.

Free Traffic Exchange