Report TV - Ballsh,ndotja nga tymrat e uzinës, rrezik serioz për banorët

2017-07-14 2

Ndotja e ajrit nga uzina e përpunimit të naftës po shton çdo ditë e më shumë të sëmurët në zonën e Mallakastrës.

Sikur të mos mjaftojnë burimet me erë të keqe dhe më ndotje natyrore në Ballsha ndotës kryesor është uzina, ku sipas banorëve gjatë përpunimit të naftës nuk përdoret asnjë lloj filtri.

Emetimi i gazit të këtij produkti në atmosferë ka bërë që numri i të sëmurëve të shtohet çdo ditë e më shumë. Banorët ankohen se situata sa vjen e keqësohet pasi uzina punon 24 orë pandërprerë.

?Ambjenti është i rënduar, është shumë keq të mbyt era gazit nuk rri dot jemi bërë të gjithë me azëm? shprehet njëri nga banorët

?Jemi shumë keq, nuk marrim dot frymë, prej gazit nuk hapim dot dhomat. Është shumë keq sidomos për fëmijët .Duhet të merren masat?,shprehet një tjetër banore.

Fshati që po e vuan më shumë ndotjen nga uzina e naftës është Panahora, në këtë fshat më shumë se gjysma e banorëve janë të sëmurë. Banorët e zonës kërkojnë nga shteti që të vërë dorë pasi jetesa aty është bërë e papërballueshme.