Report TV - Vlorë dhe Kavajë, superaksion i policisë, kapen 16.6 ton kanabis

2017-07-14 1

Rreth 16.5 ton drogë e llojit kanabis janë sekuestruar nga Policia e Shtetit në orët e para të mengjesit të së premtes.

Lënda narkotike ështe sekuestruar në Vlorë dhe në Kavajë ndërsa mësohet se janë arrestuar disa persona.

15.2 ton drogë dyshohet të jenë kapur në dy banesa në fshatin Llakatund të Vlorës, ndërsa rreth 1.3 ton drogë janë sekuestruar në dy automjete në Kavajë. 9 persona kanë rënë në pranga. Shtatë persona të dyshuar si trafikantë si dhe dy punonjës policie të Vlorës, Lirim Lamaj dhe Avdul Sinani, për dekonspirim të operacionit.