Grabitja me armë e 4 mijë €, 3 në pranga 1 në kërkim

2017-07-13 6

Tre persona janë arrestuar në lidhje me grabitjen me armë të 4 mijë eurove në qytetin bregdetar të Vlorës, ndërsa një i katërt është shpallur në kërkim.

Më 30 qershor, nën kërcënimin e armës së zjarrit iu grabitën 4 mijë euro 29-vjeçarit A.B. Ngjarja ndodhi në lagjen "24 Maji".

Natën e krimit u arrestua në flagrancë Marjo Bregu, teksa ngjarja është zbardhur plotësisht rreth dy javë më vonë.

Në një njoftim për shtyp, Policia e Vlorës tha këtë të Enjte se 29-vjeçari Vilson Bylaj është arrestuar nën akuzën e bashkëpunimit në vjedhje, ndërsa për të njëjtën akuzë është shpallur në kërkim edhe 32-vjeçari E.A.

Ndërkohë, në pranga ka përfunduar edhe 36-vjeçari Zini Fyraj për përkrahje të autorit të krimit pasi në banesën e tij është kapur Bylaj.

Po ashtu, u arrestua edhe 29-vjeçari Avdulla Bregu për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe kallëzim të rremë, pasi akuzohet se u ka shitur lëndë narkotike Bylajt dhe Fyrajt./tvklan.al

Free Traffic Exchange