Ora News - Jugosllavia e re? Çejku: Përpjekje e Serbisë për të forcuar rolin e lidershipit

2017-07-13 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për ish-ambasadorin Arben Çejku ideja e rikrijimit të një Jugosllavie të re është një përpjekje e sinqertë e Serbisë për të forcuar lidershipin e saj në Ballkan.
Në një intervistë për Ora News, Çejku tha diplomacia serbe është kthyer në fakor serioz në Ballkan, duke theksuar se roli i Shqipërisë në Ballkan është tërhequr.
Çejku tha se Shqipëria ka qenë dhe vijon të jetë rivalja kryesore e Serbisë në raport me BE. I pyetur për të preferuarin e Merkel, Ramën apo Vuçiç, ish-ambasadori tha se nuk shikon qasje personale të Brukselit ndaj liderëve të Ballkanit.
Gazetarja: Shumë shpejt doli ideja se kjo strategji ka qenë një plan i mirë përgatitur nga Serbia për të rikrijuar një Jugosllavi të re, ose ish-Jugosllavinë e vjetër, por brenda me disa shtete të tjera përfshirë edhe vendin tonë. Ju e merrni si teori konspirative, apo ka diçka me bazë?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/jugosllavia-e-re-cejku-perpjekje-e-serbise-per-te-forcuar-rolin-e-lidershipit/