Ora News – Shkollat verore, studentë mësojnë për komunizmin dhe trashëgiminë e sistemit

2017-07-13 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shkolla verore e hapur në Fakultetin e histori-filologjisë është një alternativë e mirë për dhjetëra të rinj që duan të zgjerojnë njohuritë e tyre për sistemin diktatorial në Shqipëri apo civilizimin bizantin. Shkollat verore zgjasin 1 javë dhe përveç leksioneve, studentët njihen në terren përmes ekspeditave në burgjet dhe kampet e internimit me të kaluarën e vendit.
Shkolla Verore ?Komunizmi dhe trashëgimia Komuniste në Shqipëri?, ka zgjuar interesin e 31 të rinjve që do të ndjekin leksionet në auditoret e fakultetit të Histori-Filologjisë.
Historianë, diplomatë, studiues do t?ju mësojnë nxënësve më shumë për sistemin diktatorial në Shqipëri dhe përvojat totalitare në vende të tilla si Gjermaninë naziste.
Zv/dekani i këtij fakulteti, Andi Pinari, tha se studentët janë përzgjedhur nga një Komision i Posaçëm përberë nga pedagogë.
Pinari: Ne besojmë që edukimi i të rinjve mbi çështjet e modeleve totalitare është me rëndësi shumë të madhe për aktualitetin për të ardhmen në mënyrë që ne të përpiqemi të ndriçojmë sa më mirë atë periudhë të arrijmë të kuptojmë ato ligësitë që kanë vepruar në atë kohë dhe pse jo të flasim, të diskutojmë mëbi këto cështje.
Projekti i shkollave verore mbështetet nga prezenca e OSBE në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkollat-verore-studente-mesojne-per-komunizmin-dhe-trashegimine-e-sistemit/