Nis puna për ndërtimin e këndit të 19 të lojërave - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-13 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një nga zonat më problematike të kryeqytetit në ?Don Bosko? po transformohet tërësisht në një hapësirë për të gjitha grupmoshat. Bashkia e Tiranës nisi punimet për rikualifikimin urban të bllokut të banimit në rrugën ?Foto Janku?, si dhe të ndërtimit të këndit të 19 të lojërave.?Më vjen mirë që po mbajmë një premtim që kemi dhënë në fushatë për të rikuperuar sa më shumë hapësira që më përpara ishin zënë me garazhe, parkingje, lokale, duke ia rikthyer komunitetit në një hapësirë të rivlerësuar dhe të rikualifikuar. Këtu kemi filluar këndin e 19-të të lodrave, si një mënyrë që edhe kjo lagje pranë ?Don Boskos?, e cila është tejet e populluar me familje të reja sidomos pas viteve ?90, të ketë një hapësirë shumë pranë banesës ku fëmijët të kalojnë kohën e lirë.?Gjatë kësaj vere fokusi i punës së Bashkisë së Tiranës do të jetë dhe përgatitja e infrastrukturës së nevojshme për vitin e ri shkollor.?Do hapim disa çerdhe dhe kopshte të reja si dhe do të rehabilitojmë një pjesë të madhe të shkollave. Në fund të verës do të hapim edhe shkollat e reja, shkollën ?Ardian Klosi? tek Bregu i Lumit, shkollën ?Hoxha Tahsin? pranë Pazarit të Ri dhe shkollën ?Betim Muço? në Kombinat. Gjithashtu, do të hedhim themelet e shkollës ?Kosova?, një nga lajmet e shumëpritura për të gjithë komunitetin e njësisë Nr. 2.?Veliaj u kërkoi qytetarëve që të tregohen bashkëpunues në lirimin e hapësirave publike, ndërsa apeloi për një kujdes më të madh në mirëmbajtjen e investimeve.