Ora News – Selami: Të hapemi drejt një koalicioni vlerash, na kthejnë në pushtet

2017-07-13 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjatë turit të takimeve me demokratët në jug të vendit, kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Eduard Selami, bëri thirrje për krijimin e një koalicioni vlerash, e vetmja rrugë sipas tij për tu kthyer në pushtet. Selami tha se e djathta duhet ti rikthehet edhe njëherë atyre shtresave që e futen Shqipërinë në rrugën e Europës. Shtreses së ish të- përndjekurve politikë, ish-pronarëve, shtresës së biznesit të vogël, rinisë dhe intelektualëve. Ai akuzoi Bashën se është i pa besueshëm për shqipatrët por dhe për partnerët ndërkombëtarë.
Kandidati për kryetar të PD-së, Eduard Selami, në turin e takimeve me demokratët në jug të vendit, Sarandë, Selenicë, Himarë dhe Vlorë, bëri thirrje për krijimin e një koalicioni vlerash me të gjithë shqiptarët, për të rikthyer shpresën te PD.
Selami: ?Të hapim dialogun sesi ne të bëhemi dhe njëherë shpresë dhe partia e vlerave të Shqipërisë, bazuar kjo në vlerat e së djathtës, ti rikthehemi edhe njëherë atyre shtresave që bënë atë permbysjen e madhe dhe e futën Shqipërinë në rrugën e Europës, shtresën e ish-të përndjekurve politikë, shpresën e ish-pronarëve, shtresat e biznesit të vogël, rininë që e kishim, intelektualët. Ne e filluam si parti e intelektualëve, pesha specifike e Partisë Demokratike në fillimet e saj ka qenë shumë e lartë, ne këtë duhet të kthejmë, po nuk u kthyen dot këtu, nuk kthejmë dot shpresën, nuk vijmë dot në pushtet, së bashku do ta bëjmë?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/selami-te-hapemi-drejt-nje-koalicioni-vlerash-na-kthejne-ne-pushtet/

Free Traffic Exchange