Përfundojnë hetimet për “baronin” e drogës, Domart Konjari - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-13 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Domart Konjari, i konsideruar si kreu i bandës së kokainës në Marsejë të Francës, do të gjykohet nga Krimet e rëndë. Pas ndalimit me 4 nëntor te 2015 në pikën kufitare të Kapshticës me gjeneralitet të ndryshuara në Arben Lazri, dhe lirimit me kusht ne janar të 2016 nga Apeli i Krimeve të Rënda, Prokuroria dërgon dosjen për gjykim.Domart Konjari nga dhjetori i vitit të kaluar rezulton në kërkim ndërkombëtar. Lirimi i të ashtuquajturit, ?baron i drogës?, nga drejtësia shqiptare, solli edhe reagimin e ashpër të autoriteteve franceze, pasi Konjari ishte dënuar edhe atje me 10 vite burg për trafik droge. Drejtësia e këtij vendi kishte bërë gjithashtu një kërkesë që, nëse arrestohej, gjykimi ndaj tij të zhvillohej në Shqipëri.Duke qenë se vepra për të cilën akuzohej në France ishte, ?trafik lëndësh narkotike?, atëherë kjo kompetencë i kalonte Gjykatës për Krime të Rënda.Sipas hetuesve 44-vjeçari rezulton si personazhi qendror i rrjetit ndërkombëtar të kokainës. Ai ishte i përfshirë drejtpërdrejtë në shumë operacione trafikimi të sasive të mëdha te droge, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, duke krijuar nje organizatë kriminale. Lënda narkotike, dërgohej në Francë nga Spanja, Italia dhe Holanda.