Report TV - Vettingu, gjyqtarët nën vëzhgim tentojnë largimin e parave jashtë

2017-07-13 0

Teksa laku i Vetingut po ngushtohet, institucionet ligjzbatuese shqiptare kanë shtuar vigjilencën dhe kontrollet pas sinjalizimeve se disa gjyqtarë dhe prokurorë po tentojnë të nxjerrin jashtë Shqipërisë parë e pajustifikuara, me qëllim për t?i shpëtuar skanerit të trefishtë të kontrollit.

Shqiptarja.com ka mësuar se Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, struktura të posaçme të Policisë së Shtetit dhe segmente të shërbimeve informative po vëzhgojnë gjyqtarë dhe prokurorë të caktuar, të dyshuar si të përfshirë në praktika korruptive ndër vite, për të parandaluar çdo tentativë të mundshme, për fshehjen e parave të korrupsionit jashtë vendit.

Free Traffic Exchange