Ora News – Beteja për një mandat në Tiranë, KQZ vendos hapjen e 55 kutive

2017-07-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me votë unanime Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të bëjë rinumërim të votave për qarkun e Tiranës, për zgjedhjet e 25 qershorit për 72 qendra votimi duke pranuar kështu si të drejtë ankimimin e PDIU dhe të PS.
Përkatësit PS kërkoi rinumërim në 23 QV ndërsa PDIU në 49. I pranishëm në mbledhje Shpëtim idrizi hodhi akuza për tjetërsim të votës.
Idrizi: Rastet që ne kemi paraqit tregojnë që në procesin e numërimit vullneti i qytetarëve është tjetërsuar. Nuk ka mazhorance apo opozitë, në këto zgjedhje kemi qenë të gjithë bashke në atë që dikush e ka quajtur tepsi.
Ndërsa përfaqësuesi i PS, Salianji paraqiti prova për parregullsi në procesin e numërimit në 23 qendrat e votimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/beteja-per-nje-mandat-ne-tirane-kqz-vendos-hapjen-e-55-kutive/