Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor miratuan, sot në Trieste, planin shumëvjeçar të veprimit për një zonë ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Zona krijon mundësi për qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe punësimit me kualifikim të lartë, duke e bërë rajonin më tërheqës për investime dhe tregti, përshpejtimin e përshtatjes me BE-në, duke sjellë kështu prosperitet për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.
Veprimet e këtij plani janë të dizajnuara për të ndihmuar sektorin privat të shfrytëzojë mundësitë e një tregu prej 20 milionë banorësh. Veprimet janë të përqendruara në:
1. Nxitjen e integrimit të mëtejshëm të tregtisë;
2. Futja e një hapësire dinamike rajonale investimi;
3. Lehtësimi i lëvizshmërisë rajonale;
4. Krijimi i një axhende integruese digjitale.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/bota/gjashte-lideret-e-ballkanit-miratojne-zonen-ekonomike-rajonale/