stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Disa ditë pas shpërthimit të skandalit të kompanisë Euroteam dhe administratores Mirela Topulli, kjo e fundit, ka pretenduar në një portal pa emër, se gjithcka është e qëllimshme dhe kompania e saj ka dalë e pastër nga kontrollet. Këtij pretendimi ?Stop? i vë përballë historikun ?e pasur problematik? të ?Euroteam? me inspektoriatin shtetëror të mjedisit dhe pyjeve. ?Euroteam? është gjobitur disa herë, për mospërmbushje të detyrimeve ligjore. Vec kësaj, Topulli pretendon, se nuk ka hedhur mbetje në Erzen, por në kantierin e një kompanie, me të cilën bashkëpunon.Në fund, ajo thotë, se ka shkuar vetë në polici dhe nuk është në kërkim. Kjo gjë bie ndesh me komunikatën e policisë së datës 6 korrik, ku thuhet, se po punohet për kapjen dhe shoqërimin e Mirela Topullit.