Ora News – Rama publikon emrat: Ja 100 zyrtarët e denoncuar për abuzime

2017-07-12 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama ka publikuar emrat e 100 zyrtarëve të cilët janë denoncuar online. Raporti që kryeministri Rama ka publikuar në Facebook, bazohet në 3 mijë komente.
Rama thotë se sipas këtij raporti që i është vënë në dispozicion grupit të punës për reformimin rrënjësor të rrjetit të zyrave të shtetit 70 i përkasin qeverisjes vendore e qendrore, ndërsa 30 sistemit të drejtësisë.
Publikimi në Facebook
RAPORT PËR JU
Më poshtë keni përmbledhjen e raportit që i është vënë në dispozicion Grupit të Punës për reformimin rrënjësor të rrjetit të zyrave të shtetit.
Kjo përmbledhje, ashtu si vetë raporti, është bërë nga Skuadra e Shënimeve, pas leximit dhe kategorizimit në dosje të veçanta të të gjithë komenteve Tuaja në postimin me titull: EKSPERIENCA JUAJ NEGATIVE
Statistika të postit për Eksperiencat negative në Administratë:
Në rreth 3 mijë komente, duke përjashtuar kthimet e përgjigjeve mes komentuesve, komentet e përsëritura apo postimet reklamuese, të vlefshme për kategorizim dhe analizë ishin rreth 2068 komente nga të cilat:
310 JO-ADMINISTRATË: Grup komentesh që nuk lidheshin as me administratën qendrore dhe as me atë vendore, por me sistemin e drejtësisë në masen 98% dhe pjesa tjetër me kushtet e punës në sektorin privat. Në akuzat e ngritura për sistemin e drejtësisë mbizotëronte masivisht problemi i tjetërsimit të pronës, zvarritjeve me vite i çështjeve apo dhe mos-ekzekutimi i vendimeve.
702 PERCEPTIME: Grup komentesh që shprehnin një opinion pa iu referuar një përvoje konkrete personale, apo edhe thjesht të dëgjuar. Në këto perceptime 166 janë pozitive për këtë nisme dhe e mbështesin edhe në ato raste kur shprehet skepticizëm nëse kjo hapësirë për denoncime në FB do e zgjidhë situatën. 235 komentues perceptonin që praktikat negative ekzistojnë në përgjithësi në të gjitha nivelet e administratës ndërsa 301 të tjerë e shprehnin perceptimin e tyre duke vënë gishtin tek disa institucione si më të ?spikaturat? ku më shpesh përmenden Hipotekat, Aluzini, Shëndetësia, Arsimi, OSHEE, Policia, dhe Punësimi pa meritë në administratën publike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-publikon-emrat-ja-zyrtaret-e-denoncuar-per-abuzim/

Free Traffic Exchange