Report TV - Samiti i Triestes, Bushati: BE të financojë infrastrukturën në rajon

2017-07-12 0

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nga Samiti i Triestes deklaroi se Ballkani duhet të vazhdojë bashkëpunimin politik, ndërsa theksoi se sfidë e rajonit mbetet mëkëmja ekonomike dhe zhvillimi i infrastrukturës rrugore dhe energjetike.

Kryediplomati shqiptar tha se mbështetja e Komisionit Europian është e mirëseardhur, por dhe kjo sipas tij nuk mjafton.

?Nevojitet një shpirt më i madh politik në proces dhe një mbështetje shumë më e madhe financiare nga vetë Bashkimi Europian, por dhe institucione të tjera të financave ndërkombëtare?, tha Bushati, duke kërkuar nga BE që të financojë projektet infrastrukturore dhe ato energjetike në rajonin e Ballkanit.

Free Traffic Exchange