http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kane mbetur edhe dy jave nga përfundimi i afatit per zhvendosjen e gjendjes civile ne njësinë administrative ku banoni. Pas 28 korrikut, nisin penalitetet dhe aplikimi i gjobës prej 10 mije lekësh te rinj. Ngushtimi i afatit ka shtuar fluksin e aplikimeve ne zyrat e gjendjes civile. Vetëm këtë muaj është trefishuar numri i kërkesave.Drejtues ne zyrat e gjendjeve civile, tregojnë se procesi i zhvendosjes, nuk merr kohe. Vetëm me mjetin e identifikimit, hipotekën e shtëpisë apo kontratën e qerase te noterizuar qe tregon vendbanimin e individit, mund te behet regjistrimi.Pak dite me pare, Drejtori i Përgjithshëm i gjendjes civile Bledar Doracaj ne një interviste per Vizion Plus, u beri apel qytetareve te regjistrohen ne njësite administrative ku jetojnë. Nëse nuk e kryejnë këtë proces brenda 28 korrikut, veç gjobës do te kenë probleme me marrjen e shërbimeve, deri tek regjistrimet e fëmijëve ne kopshte e shkolla.Ndërsa personat qe kane me shume se një banese, duhet te deklarojnë gjendjen civile ne shtëpinë ku jetojnë me gjate. Edhe shtetasit qe kane ndërruar shtëpinë, por jo gjendjen civile, duhet te deklarojnë pranë njësisë se tyre administrative, adresën e re.