Report TV - Selami:Basha të tërheqë menjëherë ministrat teknikë

2017-07-12 0

Eduard Selami ka vijuar turin e takimeve me demokratët në Tepelenë, Gjirokastër dhe Këlcyrë, ndërsa i ka kërkuar Lulzim Bashës, të shprehet qartë kundër një koalicioni të mundshëm me Partinë Socialiste dhe të tërheqë mënjëherë ministrat teknik.

Nëse vazhdohet të luhet me dy porta, dhe shikohet nga LSI e PS, thekson Selami, humbja do të thellohet edhe me shumë.

?Unë nuk e kuptoj pse duhet të rrinë ministrat tanë në qeveri?! Duke u distancuar që tani nga marrëveshja sepse marrëveshja ishte një nga shkaqet e humbjes. Zoti Basha, ia kam thënë dhe do ja them prap, tërhiqi ministrat nga qeveria. Prano që ne nuk bëjmë koalicion qeveritar me Partinë Socialiste. Demokratët nuk duan një koalicion me PS. Unë këtë linjë kam, ju mund të më votoni kundër, është e drejta juaj, por unë i kësaj linje jam. Nëse ne duam të vijmë në pushtet duhet ta fillojmë opozitën që tani. Shqiptarët na kanë votuar në opozitë.

Free Traffic Exchange