http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
18 doganierë të akuzuar se krijuan kushtet për kalimin e plote 10 toneve kanabis drejt Italisë në shkurt dhe mars të këtij vitit, fituan betejën ne krimet e renda. Kjo e fundit shpalli moskompetencë, pasi nuk arriti të provojë që të pandehurit të kishin kryer veprën penale të trafikut të drogës.Kështu, shefit i stacionit policor dhe 9 punonjësve të Policisë në Portin e Durrësit do të gjykohen nga gjykata e qytetit bregdetar vetëm me akuzës e shpërdorimit të detyrës. Ky vendim vlen edhe 8 doganierët e Qafë Thanës, të cilët do të gjykohen nga Gjykata e Pogradecit. 18 doganierët nën hetim:Ymer Blloshmi, doganier, përgjegjës turni, Qafë ThanëIliras Malja, doganier pranimi/verifikimi, Qafë ThanëMaliq Kadilli, agjent doganor, Qafë ThanëKastriot Topulli, agjent doganor, Qafë ThanëGëzim Dervishi, specialist në Policinë e Portit DurrësMexhit Xhixha, specialist, struktura antidrogë, Policia e Portit DurrësRoland Metani, specialist, struktura antidrogë, Policia e Portit DurrësAgron Kapllani, specialist, struktura antidrogë, Policia e Portit DurrësGentian Selmani, specialist, struktura antidrogë, Policia e Portit DurrësMedi Demiri, kontrollor, Policia e Portit, DurrësFatmir Plaku, kontrollor, Policia e Portit, DurrësJulian Doraci, Shef i Stacionit Policor, Porti DurrësEdmond Luzi, doganier eksporti, Porti DurrësYlli Vogli, doganier peshore, Dogana Vorë (Tiranë)Vladimir Ziu, doganier regjimi, Dogana Vorë (Tiranë)Erald Kulla, agjent doganor, Dogana Vorë (Tiranë)Behar Sula, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, DurrësNezir Bardhoshi, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, DurrësMë herët, Prokuroria për Krime të Rënda, kishte ngritur akuzën e ?trafikut të narkotikëve? e kryer në bashkëpunim. Por, pas nisjes së procesit në prill, gjykata vendosi fillimisht arrest me burg për të gjithë të pandehurit. Ndërkohë me ndryshimin e akuzës ne shpërdorim detyre, pritet qe pjesa më e madhe e doganierëve të lënë qelitë. Dy ngarkesat e hashashit kaluan fillimisht nga pika kufitare e Qafe Thanës ndërkohë kamionët kaluan tranzit edhe ne portin e Durrësit, per te vazhduar udhëtimin drejt Italisë. Destinacioni final dyshohet se ishte Belgjika por droga u kap ne portin e Ankonas.