Rama: Pro tregut rajonal - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-12 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në prag të Samitit të Triestes, kryeministri Edi Rama, në një koment të botuar në prestigjiozen ?The Wall Street Journal?, deklaron se mbështet pa asnjë mëdyshje krijimin e zonës rajonale ekonomike. Sipas tij, ajo do të përbëjë një gur themeli në lehtësimin e integrimit europian.?Ekzistojnë disa dyshime mbi këtë plan. Disa prej kolegëve të mi të Ballkanit Perëndimor i frikësohen idesë se kjo zonë ekonomike rajonale mund të jetë një rrugë pa krye, një stacion në të cilin Brukseli do të na braktisë. Disa vende anëtare dhe disa liderë europianë, në fakt, kanë shprehur hezitim për zgjerimin e mëtejshëm të BE-së. Megjithatë, mjafton të shohim Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë të Europës Qëndrore, marrëveshje në të cilat të gjashtë vendet tona janë firmëtare, për të kuptuar se zona ekonomike mund të ndihmojë, e jo të pengojë progresin tonë.?Rama thekson se përfitimet e një zone ekonomike rajonale janë të menjëhershme. Tregu i Ballkanit Perëndimor prej 20 milionë banorësh është më tërheqës për tregtinë dhe për investitorët, se sa tregu shqiptar me më pak se katër milionë banorë, nënvizon ai.?Ne duam që të çlirojmë potencialin e plotë të kapaciteteve tona kombëtare dhe të inkurajojmë krijimin e më shumë vende të punës dhe prodhimit. Ndaj, do të bëjmë më të mirën për të bindur fqinjët tanë për të mbështetur këtë plan. Së fundmi, e gjithë kjo është e rëndësishme për stabilitetin. Nuk mund të kemi stabilitet, pa një ekonomi që rritet. Ka ardhur koha, për të hedhur pas krahëve një herë e mirë mungesën e qëndrueshmërisë që ka karakterizuar për shumë kohë Ballkanin.?Kreu i qeverisë kujton luftën dhe krizat, që vendet e rajonit kanë përjetuar në dy dekadat e fundit, situata të cilat kanë reflektuar në korrupsion në këto vende. Ai thotë se shqiptarët kërkojnë që t?i japin fund kësaj një herë e mire.?Kur mënyra më e mirë për të krijuar influencë është politika, në vend të nismës personale dhe sipërmarrjes, konfliktet janë të pashmangshme. Ato mund të marrin forma të ndryshme, nacionalizëm etnik në disa raste, sektarizëm fetar në disa të tjera apo ndarje ideologjike diku tjetër. Por, kur resurset janë të pakta, gjithmonë përfundon tek kush njeh, në vend të çfarë di të bësh.?Kryeministri nuk ka asnjë dyshim se vendimi për të çelur negociatat brenda këtij viti për Shqipërinë është i mundshëm, pasi të jetë përmbushur angazhimi për të reformuar sistemin e drejtësisë