Samiti i Triestes - Proçesi i Berlinit, Bushati: Të zbatohen projektet që kemi rënë dakord në letër

2017-07-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, foli për rëndësinë e Traktatit të Triestes mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke thënë se do të konkretizojë dy nisma, traktatin e transportit dhe krijimin e zonës rajonale ekonomike mes vendeve të Ballkanit.
Bushati: Do të konkretizojë dy nisma. Fillimisht Traktatin e Transportit, i cili vjen pas Traktatit të Energjisë dhe pas disa sipërmarrjeve të vetë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian. Po kështu përpjekja për krijimin e zonës rajonale ekonomike është një përpjekje për të stimuluar më tej bashkëpunimin në fushën tregtare, në fushën ekonomike ndërmjet vetë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për të përballuar së bashku sfidat ekonomike që vijnë nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/procesi-i-berlinit-bushati-te-zbatohen-projektet-qe-kemi-rene-dakord-ne-leter/