http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ramush Haradinaj ndonëse shprehet i bindur se do te beje qeverinë, ende nuk i ka 61 votat e nevojshme të deputetëve për t?u zgjedhur kryeministër i Kosovës. Por deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiç i jep shprese per te biseduar me te nominuarin per kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA.?Ne fillimisht presim që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi për t?u formuar dhe për të marrë çdo gjë që na takon ne në komisionet parlamentare si grup parlamentar i mirorganizuar dhe i fortë. Ne jemi të gatshëm të marrin pjesë në konsultime politike me përfaqësuesit e partive shqiptare, në mënyrë që të vendosim për qëndrimet dhe për perspektivat politike. Sigurisht që është në interesin tonë që institucionet sa më shpejt të jetë e mundur të fillojnë të funksionojnë me kapacitet të plotë dhe ne presim që partitë shqiptare të kuptojnë se pa një prani të fortë të Serbisë në procesin politik ne nuk mund të kemi vlera evropiane institucionale, sociale dhe standarde në Kosovë.?Ndërkohe Fatmir Limaj thote se nuk ka dyshime qe Ramush Haradinaj do te jete kryeministri i ri i vendit. Nje dite me pare, Haradinaj ftoi ne takim krerët e partive politike. Vetëvendosja i është përgjigjur negativisht ftesës, duke theksuar se pranon te ulet ne bisedime vetëm me AAK-ne dhe jo me te ashtuquajturin ?Koalicion i Luftës?.