Tatimet, aksion në plazhe - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-12 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Turizmi mbetet një nga sektorët me informalitet të lartë, një fakt ky i njohur, por çka është më shqetësuese, ky fenomen nuk po njeh reduktim. Dëmi është ndaj buxhetit të shtetit, pasi konsumatorët vijojnë të paguajnë çmime të kripura për shërbimet turistike.Administrata tatimore thotë se nga data 1 korrik ka nisur një kontroll në zonat turistike, me qëllim parandalimin e abuzimeve dhe ajo çka është konstatuar janë shkelje të pafundme. Ndonëse bizneset janë ndëshkuar, duket se gjobat nuk i ndalojnë operatorët turistikë që informalitetin e tyre ta vijojnë pa asnjë pengesë.Nga muaji qershor ka hyrë në fuqi edhe TVSH e hotelerisë në masën 6 %. Por mbetet një sfidë më vete, që reduktimi i normës së TVSH të stimulojë bizneset e kësaj fushe të formalizohen.