Basha: Rama na bleu votat. Selami: PD Braktisi demokratët - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-12 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per Lulzim Bashen mazhoranca e dale nga zgjedhjet e 25 qershorit nuk eshte legjitime. Gjate takimeve me demokratet e Vorës dhe Tiranës, Basha theksoi se rezultati zgjedhor reflekton shitblerjen e votës.?Kjo që ka dal nga këto zgjedhje kurrsesi s?mund të jetë një qeveri legjitime dhe nuk ka shansin të qeverisë në mënyrë legjitime dhe të drejtë. Jo vetëm sepse vjen me një defiçit demokratik pa votën e vërtetë të qytetarëve, pa vullnetin e vërtetë të qytetarëve, por se ardhja pa plan e pa vizion po duket që këto orë, ditë e javë të para. E keni parë që s?kanë para të paguajnë rrogat e mësuesve. Ekonomia është në kolaps, këta nuk kanë zgjidhje?.Basha ka folur edhe per marrëveshjen me Ramen, duke theksuar se ajo nuk arriti te frenoje mekanizmin e deformimit te zgjedhjeve.?Por siç e dimë fare mirë, ndonëse 18 Maji legjitimoi kauzën tonë të drejtë para çdo shqiptari dhe para komunitetit ndërkombëtar, nuk arriti as ta frenojë dhe as ta shkatërrojë mekanizmin që ishte vënë në lëvizje. Këtë e dini fare mirë ju. E dinë gjithë demokratët, e dinë gjithë qytetarët. E di unë, e di i madh dhe i vogël se me çfarë u përballëm që javën e parë pas kësaj marrëveshje politike. Me një kundërshtar politik që tashmë kishte minuar tërësisht terrenin elektoral, me shpërndarjen masive të parave të pista të drogës dhe përqindjen e tenderave dhe koncesioneve korruptivë, për të detyruar qytetarët të tjetërsojnë vullnetin e tyre apo duke mbledhur kartat e identitetit?.Ndërsa Eduard Selami gjate takimit me strukturat e PD ka theksuar se arsyet e humbjes ne 25 qershor duhen gjetur tek braktisja qe PD i ka bere shtyllave kryesore te saj si çështja e pronave apo edhe ish të përndjekurit.?Po vazhdojmë të humbasim se kemi braktisur demokratët, kemi braktisur strukturat, kemi braktisur demokracinë, dhe do të rikthehemi më të fuqishëm vetëm kur të vendosim këto themele, më të forta se i kemi pasur.?Sipas Selamit, PD duhet te beje nje analize te plote te humbjes.?Është koha për një analizë të sinqertë, dhe ti shikojmë gjerat në sy. Nuk mjafton të shohim ca bën kundërshtari, kundërshtari atë punë ka. I përkas atij grupi që kur diçka nuk shkon, gabimin e gjej të vetja. Njerëzit që shikojnë në dritare për të fajësuar të tjerët, nuk janë ata që ecin përpara dhe kanë sukses.?Selami ka përsëritur se gara ne PD është e pabarabarte duke shpjeguar se ai është pjese e saj për të dhënë eksperiencën e tij për ringritjen e Partisë Demokratike.