Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë shtetasin Alket Hatija, i cili tre ditë më parë është ndaluar nga policia shqiptare me kërkesë të Italisë. Mësohet se gjykatësi Petraq Curi ka rrëzuar kërkesën e prokurorit për të mbajtur në qeli, Hatijan deri në vendimin për ekstradimin në shteti fqinj. Lënia në liri është dhënë me argumentin se i ndaluari, ka vuajur dënimin në itali.
Ndërkohë në njoftimin e policisë së datës 8 korrik nënvizohet se specialistët për narkotikët e kanë arrestuar 45-vjeçarin pasi rezulton te jetë dënuar nga drejtësia italiane me 20 vite burgim. Po ashtu bëhet e ditur se Gjykata e Apelit/ Itali e ka dhënë vendimin ndaj tij në datën 30.09.2015.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lirohet-trafikanti-i-droges-qe-u-kap-ne-itali-me-200-kg-kokaine/