Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Drejtori i Përgjithshëm i Qarkullimit Rrugor, Mitat Tola në emisionin ?Ekopolitikë? me gazetaren Aurora Sulçe bëri publik shkaqet e aksidenteve rrugore.
Sipas Tolës në Shqipëri mungon kultura e drejtimit të mjetit.
Tola: Shkaqe kryesore të aksidenteve janë tejkalimi i shpejtësisë, humbja e vëmendjes, mos respektimi i përparësisë, mosruajtja e distancës, përdorimi i celularëve dhe përdorimi i alkoolit që e përkeqëson, bashkë më rritjen e shpejtësisë çojnë në rritjen e fatalitetit.
Në dallim nga pjesa tjetër e botës kemi një farë specifike që vjen nga një kulturë e dobët të drejtimit të mjetit, një lloj agresiviteti, një lloj drejtim ofensiv i mjetit, jo drejtim difensiv. Në të gjithë vendet europiane ka një kulturë defensive, drejtuesi i mjetit e mbron fqinjin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tola-ja-shkaqet-e-aksidenteve-nuk-ka-kulture-ne-drejtimin-e-mjeteve/