Ora News – Vijojnë zjarret në Shqipëri, 7 vatra në 4 qarqe

2017-07-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vendi vijon të jetë betejë me flakët dhe vatrave të zjarrit të cilat po shkrumbojnë sipërfaqe të shkurresh dhe pyjesh. Shërbimi zjarrëfikës ka kryer një mision të vështirë në Gorica në Dropull, vende të cilat u përfshinë nga flakët duke rrezikuar banesa si dhe manastirin e zonës.
Për shkak të prezencës së tyimit dhe flakëve edhe kalimi në rrugët nacionale, të cilët me ndërhyrjen e zjarrfikësve situata është normalizuar duke lejuar qarkullimin normal të automjeteve.
Në terrenet e vështira malore, Emergjencat Civile thonë se ndërhyrja është gati e pamundur për autoritet vendore dhe qendrore dhe situata vijon të jetë e rënduar përsa i takon përhapjes së flakëve favorizuar edhe nga era.
Në raportin ditor, Emergjencat Civile bëjnë me dije se gjatë të martës janë evidentuar 7 vatra zjarri në qarqet Dibër, Vlorë, Gjirokastër dhe Elbasan.
Në Klos është kërkuar në dy raste ndërhyrja nga zjarri. Për përballimin e kësaj situate, emergjencat civile kanë angazhuar 115 zjarrëfikës, 13 automjete,50 forca ushtarake dhe 79 vullnetarë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vijojne-zjarret-ne-shqiperi-7-vatra-ne-4-qarqe/

Free Traffic Exchange