Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 10 vite burg Ermal Hoxhën, nipi i diktatorit Enver Hoxha.
Krimet e Rënda ka caktuar dënimet për të 9 të akuzuarit e grupit të kokainës, i quajtur ndryshe si grupi i ?Xibrakës?.
Kështu
Arjan Dalipi është dënuar me 10 vite burg.
Çezar Avila, 12 vite burg
Wolter Morena, 12 vite burg
Ilir Hyseni, 12 vite burg
Saimir Batku, 13 vite burg
Genti Xhixha, 13 vite burg
Gentian Gjonaj, 11 vite burg
Klemend Dalipi, 11 vite burg
Të pandehurit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila është refuzuar fillimisht nga Gjykata.
Prokuroria ka kërkuar 126 vite burg për 9 të arrestuarit e këtij grupit, midis të cilëve edhe Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha.
Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me:
I pandehuri Ilir Hyseni të dënohet me 14 vjet burgim
I pandehuri Genci Xhixa të dënohet me 15 vjet burgim
I pandehuri Arjan Dalipi të dënohet me 13 vjet burgim
I pandehuri Cesar Avila të dënohet me 14 vjet burgim
I pandehuri Valter Moreno të dënohet me 14 vjet burgim
I pandehuri Ermal Hoxha të dënohet me 13 vjet burgim
I pandehuri Sajmir Batku të dënohet me 15 vjet burgim
I pandehuri Gentian Gjonaj të dënohet me 14 vjet burgim
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/xibraka-te-pandehurit-kerkojne-gjykim-te-shkurtuar/