Skandali CEZ bën bujë edhe në Çeki, teksa këtë të hënë gazeta më e madhe çeke, IDNES është hapur pikërisht me këtë ngjarje, ku thekson se hetimet kanë nisur edhe në Pragë.
Në artikull kjo gazetë investigon transfertën 6.8 mln euro të CEZ tek Nue Kalaj, shqiptari i Kosovës që u bë sekser i marrëveshjes mes qeverisë Berisha dhe kompanisë CEZ për privatizimin e OSSH.
Gazeta çeke flet për disa llogari bankare të Nue Kalajt, i cili ka tërhequr nga bankat kesh miliona euro pak kohe para zgjedhjeve të 2009.