Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Eduard Selami nga studio e Report Tv i ka bërë thirrje rivalit në garë, Lulzim Basha që të hapë partinë duke shembur murin e autoritarizmit.
Selami deklaroi përballë gazetares Anduela Ndreu se Lulzim Basha kishte pranuar një marrëveshje paraprake që debati në Korçë të ishte i hapur, por një gjë e tillë nuk ndodhi.