Report TV - Inaugurohet rruga “Kahreman Ylli' Veliaj:Në shërbim të 5 mijë banorëve

2017-07-10 6

Pas ndërtimit të rrjetit të ri të ujësjellësit pak muaj më parë, rreth 5 mijë banorët që jetojnë në Rr. ?Kahreman Ylli? në Kinostudio, tashmë kanë edhe një infrastrukturë moderne urbane.

Bashkia e Tiranës ka përfunduar në kohë rekord rindërtimin nga e para të rrugës ?Kahreman Ylli? dhe të segmentit që e lidh atë me rrugën ?Hysen Xhura?.

Punimet u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se rruga ofron standardet e nevojshme jo vetëm në sinjalistikë, por edhe në jetëgjatësinë e saj, pasi më parë janë kryer të gjitha punimet nëntokësore.