Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Maxhoranca e dalë nga këto zgjedhje është fiktive sepse nuk reflekton vullnetin e qytetarëve, por reflekton shtrembërimin e këtij vullneti përmes shit-blerjes së votës që tashmë është provuar katërçipërisht si varrmihësja e demokracisë tonë të brishtë.
Kështu u shpreh kandidati për kryetar të PD, Lulzim Basha në Burrel ku zhvilloi takime me demokratët e qarkut të Dibrës.
Basha: Projekti im për Shqipërinë është ?një qeveri për qytetarët, që të kenë mundësi të jetojnë me dinjitet në shtëpinë e tyre, pa shkuar azilantë, të kenë mundësi të gjejnë punë, të kenë mundësi të jetojnë pa frikë nga pushtetarët dhe nga të fortët, të kenë mundësi të zgjedhin të lirë, të votojnë të lirë qeverinë që duan.
Qeveria që e trajton si plaçkë Shqipërinë, bëri gjithçka që kishte në dorë për të penguar këtë projekt përmes shit-blerjes së votës me paratë e drogës dhe të krimit, përmes angazhimit të bandave.
Ndërsa demokratët e kryeqytetit nga njësia 8 dhe 9, Basha i ftoi të vijojnë së bashku betejën aty ku e kanë lënë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-maxhorance-fiktive-sreflekton-vullnetin-e-qytetareve/