http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka mjaftuar një shkëndijë elektrike ne një frigorifer, që ky restorant në zonën e plazhit të Durrësit të shkrumbohet i tëri. Zjarri ra në orës 04: 30 mëngjesin e së hënës, ndërsa flakët kanë shkatërruar gjithçka në biznesin që ishte i pasiguruar. Edhe pse ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ishte e menjëhershme, kjo është gjithçka çka mbeti pas zjarrit. Intensiteti i flakëve ishte i lartë, por për fat të mirë nuk janë rrezikuar banorët e kateve të tjera të pallatit. Ngjarja ngre edhe njëherë frikën për rrezikun që u kanoset banorëve në pallatet që katet e para i kanë me njësi shërbimesh. Eksperti zjarrfikës në Durrës Fatmir Taraj thotë se ligji sanksionon qartë të gjitha masat që duhet të marrin bizneset. Durrësi është mbipopulluar këto ditë vere dhe po përballet gjithashtu me temperaturat e larta të stinës. Zjarrfikësit bëjnë apel që njerëzit të tregohen më të kujdesshëm, për të shmangur çdo situatë problematike.