Report TV - Inaugurohet rruga “Kahreman Ylli' Veliaj:Në shërbim të 5 mijë banorëve

2017-07-10 3

Pas ndërtimit të rrjetit të ri të ujësjellësit pak muaj më parë, rreth 5 mijë banorët që jetojnë në Rr. ?Kahreman Ylli? në Kinostudio, tashmë kanë edhe një infrastrukturë moderne urbane.

Bashkia e Tiranës ka përfunduar në kohë rekord rindërtimin nga e para të rrugës ?Kahreman Ylli? dhe të segmentit që e lidh atë me rrugën ?Hysen Xhura?.

Punimet u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se rruga ofron standardet e nevojshme jo vetëm në sinjalistikë, por edhe në jetëgjatësinë e saj, pasi më parë janë kryer të gjitha punimet nëntokësore.

?Jam shumë i lumtur që kthehemi te Rr. ?Kahreman Ylli?, një rrugë ku i kemi bërë gjërat për së mbari. Fillimisht shtruam ujësjellësin, bëmë kanalizimet, pusetat, pra gjithë rrjetin nëntokësor, e mandej bëmë shtresat e asfaltit, sinjalistikën, ndriçimin, gjelbërimin. Kjo është mënyra e duhur! Për të mos shkuar në Tiranën e 4 viteve të gjumit, ku fillimisht bëhej një asfalt dhe pastaj çahej toka për të bërë punimet e tjera?, tha kryebashkiaku Veliaj.