Dy kandidatët që garojnë për kreun e PD, Basha dhe Selami kanë shkëmbyer replika në lidhje me marrëdhëniet e tyre me organizatën e Sorosit.
Gjatë prezantimit të platformave respektive para demokrateve korçare, njeri prej tyre i ka pyetur të dy kandidatët se cili ishte pozicioni i tyre në raport me Sorosin.
Selami është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me këtë organizatë, ndërsa fakti, që bashkëshortja e tij punon për fondacionin e Xhorxh Soros, nuk ka asnjë ndikim në vendimmarrjen e tij.
Edhe Basha ka mohuar të ketë lidhje me multimiliarderin duke e konsideruar organizatën e tij si mbështetëse të socialistëve dhe Ramës.
Selami-Bashës: Ke marrë bursë nga Soros
Selami i ka kërkuar Bashës të tregohet i sinqertë dhe të tregoje, që bursën në Holandë e ka marrë pikërisht nga Sorosi.
Madje, Basha dhe Grida Duma, ka vijuar Selami e kane falenderuar publikisht Xhorxh Sorosin për mundësinë e studimeve dhe për këtë ka edhe filmime.