Ora News – Shqipëria rritet, La Republika: Hov i madh në turizëm dhe ekonomi

2017-07-10 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri, Edi Rama, ka vendosur të përshëndesë në Facebook me një shkrim të gazetës La Republika për Shqipërinë. Efektet pozitive nga eksperiencat e emigrantëve që kthehen në Shqipëri, turizmi, traditat por dhe këmbëngulja për integrimin në BE, janë pikat që gazeta italiane nënvizon, teksa shtohet se Shqipëria po zhvillohet me hov të madh.
Gazeta La Republika i ka kushtuar një shkrim Shqipërisë dhe zhvillimeve të vendit tonë. Artikulli ka gjetur dhe vëmendjen e kryeministrit Edi Rama i cili në një postim në facebook e konsideron tërheqës madje.
Duke përshkruar kryeqytetin, La Republika në artikull shkruan se ?kur perëndon dielli, shkallët prej mermeri të Universitetit Shtetëror me pamjen hijerëndë të arkitekturës fashiste, transformohen në skenë për akrobacitë çiklistike të adoleshentëve?.
Ndërsa Tirana shihet si një vajzë 20-vjeçare, e cila për të imituar motrat e saj më të mëdha, kryeqytetet evropiane, ekzagjeron me tualetin vetëm e vetëm që të bjerë në sy.
Sa i përket integrimit në BE, gazeta shkruan se shqiptarët kanë përshpejtuar hapat për të përfunduar të gjitha detyrat e shtëpisë që u ka ngarkuar atyre Komisioni Europian si i vetmi kusht për të kaluar provimin e hyrjes në BE.
Kjo dhe duke angazhuar arkitektin, Stefano Boerit, për planin urbanistik të kryeqytetit, ndërsa reformë në drejtësi nënvizohet se ka si objektiv që të çojë në burg gjyqtarët dhe politikanët e korruptuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shqiperia-rritet-la-republika-hov-i-madh-ne-turizem-dhe-ekonomi/

Free Traffic Exchange