Report TV - Divjakë, shpëton vajzën, mbytet babai

2017-07-10 1

Në Divjakë paraditen e sotme në vendin e quajtur "Ura me Dërrasa" një 40-vjeçar u mbyt pasi ndërhyri për të shpëtuar vajzën 7-vjeçe.

Sipas pushuesve, Eleonor Boci u fut në thellësi së bashku me vajzën e tij në një zonë ku ndodhet një kanal i thellë ku dalin varkat e peshkimit.

Në një moment 7-vjeçaren e mori rrjedha, ndërsa babai ndërhyri për të shpëtuar vajzën, por vetë nuk ia doli.

Peshkatarët që ishin pranë nxorën vajzën në breg, ndërsa më pas u futën për të nxjerrë babanë e saj, por ishte tepër vonë.

Free Traffic Exchange