Ora News – “La Traviata” rikthehet në Teatrin Skampa pas 40 vitesh

2017-07-10 14

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qendra e Artit në Elbasan, ka bërë një analizë të punës për 6 muajt e parë të vitit  2017, ndërsa drejtorit  Kliti Kapaj, tha se ky ishte një sezon i sukseshëm.  Kapaj përmend ?La Traviatën? si një arritje, por edhe shfaqje të tjera si ?Recital? i  kompozitorit Klement Marku,? Koncerti i harqeve?  apo dhe shfaqeje për  artdashësit e vegjël.

Kliti Kapaj: ?Një risi në Qendrën e Artit,  në  Teatrin Skampa të Elbasanit është që çdo zhaneri si i artit skenik, fotografik, individual dhe kolektiv kanë pasur mundësinë dhe kohën e vet në teatrin Skampa. Disa aktivitete të rëndësishme  janë bërë gjatë kësaj faze të parë të vitit siç është rikthimi i një opere mbas 40 vitesh në Teatrin Skampa, "La Traviata" në bashkëpunim të ngushtë me Teatrin e Operas dhe Baletit. Kishim një premierë teatrale të sukseshme ?Hajduti ka shumë duar? me regji të Haxhi Ramës. Është kthyer gjithashtu mbas shumë vitesh Maratona Rinore që është nëj aktivitet rinor që i jep një hapësirë rinisë të gjejë veten, talentin dhe të shprehin aftësitë e veta.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/la-traviata-rikthehet-ne-teatrin-skampa-pas-40-vitesh/