Ora News – Veliaj: Situata me ujin e pijshëm drejt përmirësimit, aksioni në zonat periferike

2017-07-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës dhe ujësjellës kanalizime ka nisur investimin në shtrimin e linjës së re të ujësjellësit në rrugën ?Naim Frashëri?. Projekti konsiston në rikonstruksionin e rrjetit ekzistues, si dhe linjave të rrjetit shpërndarës, me qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë. Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe drejtori i Ukt Redi Molla insektuan investimin ndërsa e vunë theksin në nevojën emergjente që ka qytetit për rrjetin ekzistues.
Veliaj: Duke u premtuar njerëzve që ka ose jo fushatë, ka ose jo pushime, në Bashkinë e Tiranës puna do të vijojë njësoj përditë. Sidomos në këto ditë të verës, ku ndihmohemi edhe prej faktit se disa nga banorët kryejnë pushimet e tyre, që do të thotë bie pak trafiku, fluksi dhe na ndihmon të punojmë.
Tiranë është në gjendje emergjente për sa i takon ujit të pijshëm, por Veliaj dha lajmin e mire se situata është drejt përmirësimit.
Veliaj: Lajmi i mirë është që situata me ujin e pijshëm është drejt përmirësimit. Jemi ndihmuar jashtë mase nga prerja e mijëra lidhjeve të paligjshme. I kërkoj qytetarëve që ta kursejnë ujin e pijshëm, pavarësisht se situata është përmirësuar. Si të gjithë gjërat e shtrenjta, vetëm kur na mungojnë e kuptojmë se vlerë kanë.
Grupet e task forcës së ujit të pijshëm vijojnë aksionin për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshëm, por Veliaj kërkon bashkëpunimin e bashkisë së Vorës dhe Kamzës të jenë në bashkëpunuese në këtë drejtim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-situata-me-ujin-e-pijshem-drejt-permiresimit-aksioni-ne-zonat-periferike/