Report TV - Fushë-Krujë katër fshatra prej 20 vite pa uji të pijshëm

2017-07-10 1

Katër fshatra në zonën e Bialit në Fushë-Krujë prej dy dekatdash vuajn mungesën e ujit të pijshëm.

Teksa gjatë verës problemi bëhet edhe më i rëndë, banorët e kësaj zone, detyrohen që çdo ditë të bëjnë më tepër se 15 kilometra rrugë për të siguruar ujin.

Zgjidhje për ta është një vendburim në zonë, ku është stacioni i pompimit, por jo të gjithë e kanë mundësinë të shkojnë aty për shkak të distancës së largët.

Vetë banorët shprehen se kjo situatë është bërë e papërballueshme, por nuk kanë zgjidhje tjetër.

Mungesën e ujit të pijshëm prej 20 vitesh e vuajnë fshatrat Mazhë, Bilaj, Mallkuc dhe Murqine.

Ankesat për këtë problematikë kanë qenë të shumta dhe vazhdimisht u është premtuar zgjidhje, por edhe pse ka kaluar shumë kohë, askush nuk ka ndërhyrë për zgjidhjen e problematikës.