Report TV - Mandati në Tiranë, Idrizi nxjerr dosjen: Kemi fakte, kam fituar

2017-07-10 1

TIRANE-Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi shprehet i bindur se e ka fituar mandatin në kryeqytet në zgjedhjet e 25 qershorit dhe se vullneti i shqiptarëve ndodhet në kutitë e votimit.

Ai akuzon se në Qendrat e Numërimit ku PDIU nuk kishte komisionerë janë tjetërsuar votat dhe për këtë ka fakte, të cilat ndodhen në dorë të KQZ.

?Mandati i Tiranës është i PDIU kemi të gjitha provat e patjetërsueshme. Kemi pamjet filmike të procesit të numërimit nga KQZ.

Aty ku nuk kemi pasur numërues votat nuk janë pasqyruar. Rastet janë evidente dhe kemi vendosur ti bëjmë publike në KQZ.

Numri i votave që janë tjetërsuar e kalon numrin 37 të votave që na duhen. Kam evidentuar dosjen me të gjitha votat që janë tjetërsuar dhe që nesër do ia vendosim në dispozicion KQZ.