Report TV - Një miting 40 mijë dollarë, sa para hodhën partitë në fushatë

2017-07-10 0

Një miting i partive të mëdha, në një nga qytetet kryesore në vend, kushton deri në 40 mijë USD. Kostoja është përllogaritur nga ekspertët financiarë të emëruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për të monitoruar shpenzimet e partive politike gjatë fushatës elektorale. Sipas raportit paraprak të ekspertëve, mitingu elektoral i Partisë Socialiste në Tiranë ka kushtuar 4,030,000 lekë ose 40 mijë USD. Mitingu në Fier ka kushtuar 1,870,000 lekë.

?Theksojmë se kostot e mësipërme janë bërë me një përllogaritje të përafërt bazuar në çmimet e tregut. Me marrjen e një informacioni më të saktë nga financa e Partisë Socialiste do të bëhet një përllogaritje në bazë të dokumenteve e do të pasqyrohet në raportin përfundimtar?, thuhet në raportin paraprak të ekspertëve financiarë.