Ora News – Vlorë, zhduket në det biznesmeni dhe ndihmësi 28-vjeçar

2017-07-10 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Familjarët e dy peshkatarëve vlonjatë, njëri prej të cilëve pronar i një hoteli të njohur në qytet, denoncuan zhdukjen e tyre në det, prej katër ditësh.
Sipas familjarëve, Adriano Jaho 52 vjeç dhe ndihmësi i tij Ariseld Maze 28 vjeç janë zhdukur në Durrës në datë 4 qershor, ndërsa kishin nxjerrë skafin në det për ta provuar pas riparimit.
Djali i biznesmenit Jaho, Fabjan Jaho tregon për kontaktin e fundit me të atin.
Jaho: Natën e fundit ka thënë që nxirrni karelin se skafi po merr ujë. Dhe kaq ka thënë. Çunat kanë vajtuar pas 1 orë dhe nuk është bërë i gjallë. Telefonat janë fikur.
Ndërsa babai i 28 vjecarit, Përparim Maze, apelon policinë t?i gjejnë të birin.
Maze: Do të marrim mjetin ta provojmë në Durrës dhe do të kthehemi brenda ditës. Që nga momenti që ikën nuk kanë ardhur më. Kemi bërë denoncimin si zotëria këtu. Nuk dimë gjë, nuk dimë ku të përplasemi.
Te dy burrat ishin te pasionuar pas peshkimit dhe njohjes të mirë të detit. Ata dilnin shpesh për peshkim dhe në momentin e zhdukjes kanë qenë në një motoskaf me gjatësi 8 metra me dy motorë dhe me dokumentacion te rregullt.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vlore-zhduket-prej-5-ditesh-biznesmeni-adriano-jaho-dhe-ndihmesi-i-tij/