Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një biznesmen vlonjate është zhdukur pa gjurmë që prej 5 ditësh bashkë me ndihmësin e tij.
Familjarët kanë denoncuar në polici zhdukjen e Adriano Jahos, 52 vjeç dhe ndihmësit të tij Ariseld Maze, 28 vjeç.
Sipas familjarëve, ata janë larguar nga Vlora më datë 3 korrik në orën 10:30 për në drejtim të Durrësit.
?Sipas kallëzimit të bërë nga familjarët e tyre, ata kanë deklaruar se këta dy shtetas janë larguar nga Vlora më datë 03.07.2017, rreth orës 10:30, në drejtim të qytetit të Durrësit me qëllim për të marrë një mjet lundrues detar tip Skaf, të cilin e kanë patur të ankoruar në Durres dhe që prej asaj dite nuk janë kthyer më në banesë (Vlorë)?, njofton policia lokale.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vlore-zhduket-prej-5-ditesh-biznesmeni-adriano-jaho-dhe-ndihmesi-i-tij/