TIRANE-Lulzim Basha bashkëbisedoi me demokratë të Patosit, Roskovecit, Fierit, Mallakastrës dhe Lushnjes mbi zgjedhjet, rezultatin, cfarë nuk shkoi si duhet dhe rrugët për ringritjen e arritjen e demokratëve në fitore.
Basha tha se 25 qershori nuk reflekton vullnetin e qytetarëve, por është një deformim, i prodhuar nga blerja e votës me paratë e drogës dhe korrupsionit, nga presioni i administratës dhe përfshirja e banditëve në zgjedhje.