Eduard Selami, kandidati i vetëm në garë përballë Lulzim Bashës, e cilëson humbjen e thellë të Partisë Demokratike në zgjedhje refuzim të shqiptarëve ndaj lidershipit Basha. Nga Patosi, Mallkastra, Roskoveci e Lushnja ku vijoi fushatën elektorale, Selami tha gjatë katër vite të kryesimit të demokratëve, Basha shmangu sistemin e vlerave dhe meritokracisë, çoi në mungesën e konkurencës dhe rregullave të brendshme në parti.
?Demokratët janë qytetarë të angazhuar por ata u shpërfillën dhe nuk u dëgjuan. Ne duhet ti kthejmë njëri-tjetrit besimin, duhet ti kthehemi vlerave të lirisë, e më pas tia rikthejmë ato, të gjithë shqiptarëve. Ne duheti ti rikthejmë demokracinë e brendshme PD, funksionimin demokratik, dhe duhet që të prezantojmë brenda forcës sonë politike një frymë të re e cila duhet të insipirojë jo vetëm demokratët por dhe të përcillet për gjithë Shqipërinë".
Çelësi për ringritjen e Partisë Demokratike, thotë Selami është rikthimi tek meritokracia.
"Një anëtar një votë, me këtë rrugë do të zgjidhet çdo përfaqësues karriere në parti dhe në pushtetin e të gjitha niveleve, Parlament, ministra, bashki dhe në cdo perfaqësim pushteti".
Selami, i cili kërkon votën e demokratëve në 22 Korrik në zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike tha se ka një platformë bashkimi, që sipas tij, rikthen besimin tek Partia Demokratike dhe vlerat e demokracisë.
Tv Klan