Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Çmimi dyfish me i lartë se për vendasit në parkun antik të Butrintit ka zbrapsur turistët e huaj të cilët thonë se edhe janë sorrollatur nga punonjësit, që u kanë thënë vlera të ndryshme. Një grup turistësh grekë shprehen të revoltuar ndërsa drejtori i Parkut të Butrintit, Gjergji Mano, sqaron se problemi qëndron, por çmimi i biletave është vendosur që në vitin 2012 me vendim të Ministrit të Kulturës.
Çmimet për të vizituar parkun antik të Butrintit kanë shqetësuar vizitorët e huaj të cilët thonë se duhet të paguajnë 700 lekë, dyfish në krahasim me vendasit.
Por, përveç kësaj, një grup turistësh grekë ankohen për praktika të dyshimta ndërsa kërkojnë të hyjnë në park.
Turisti grek: Jemi një grup nga Athina dhe kemi bërë 11 ditë udhëtim nga Kroacia, Mali i Zi deri këtu në Shqipëri ku kemi qëndruar 4 netë në Krujë Tiranë, Fier dhe Gjirokastër kemi kaluar shumë mirë, shohim që Shqipëria ka ndryshuar dhe zhvilluar dhe kjo gjë na gëzon. Kemi ardh në Butrint për ta vizituar dhe punonjësi na thotë që duhen 300 lekë të reja për person, ne nuk kemi lekë kemi euro dhe më shkruan 5.5 euro në ndërrim të 300 lekëve i them që kjo nuk është e rregullt dhe më thotë po të doni futuni në mos dilni jashtë dhe jemi të mërzitur ditën e fundit këtu dhe të gjithë njerëzit janë moshë e tretë që rrinë në vapë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/parku-i-butrintit-ankohen-turistet-greke-cmimet-e-biletave-te-larta/